|
|
e Hënë, 15 Tetor 2012 10:01 Mesfushori francez, Frank Riberi, ka shprehur gjithë respektin e tij për Spanjën para sfidës të së martës mes kombëtares së tij dhe kampionëve të Evropës në fuqi. Lojtari është i bindur se ekipi i tij do t’i krijojë probleme kundërshtarëve, por ka bërë të qartë se ekipi drejtuar nga Del Boske, aktualisht është kombëtarja më e mirë në botë.
“Po e përgatitim këtë ndeshje siç duhet dhe presim me padurim që të zbresim në fushë ndaj tyre. Do të jetë një ndeshje e vështirë, do të duhet të jemi të fortë, të mbrohemi mirë dhe të luajmë lojën tonë kur të kemi topin. Por nuk ka nevojë të gënjejmë. Mendoj se për momentin, ata janë skuadra më e fortë në botë”.
Ndërkohë, trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka paralajmëruar skuadrën e tij se duhet të japë një shfaqje më të mirë në fazën ofensive kundër Spanjës, nëse dëshiron të evitojë një tjetër humbje si ajo e miqësores me Japoninë ku francezët u mposhtën me rezultatin 1-0.
“Nuk mendoj se do të kemi më përsëri të njëjtat shanse si ndaj Japonisë. Saktësia para portës do të ketë një rëndësi vendimtare në këtë ndeshje”, pranoi trajneri i Francës.
Franca dhe Spanja aktualisht ndajnë kreun e Grupit I në kualifikueset e Evropës për Botërorin 2014, pasi të dy skuadrat kanë marrë 6 pikë në dy ndeshjet e para që kanë zhvilluar. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »Heinkes: Ky është shansi im i fundit për Ligën e Kampioneve
Trajneri gjerman dëshiron të largohet “nga dera kryesore” e futbollit evropian
lexo më shumë »Babai i Neimar: Të mbyllet sa më parë ky ankand!
Kthimi në një telenovelë i transferimit të futbollistit te Barcelona ka acaruar më shumë situatën
lexo më shumë »Benitez-Napoli, mungon vetëm firma në kontratë
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës italiane sapo të mbyllë aventurën te Çelsi
lexo më shumë »Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »