Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, thotë se dyshja spanjolle e mesfushës së kampionit të Spanjës, Xavi dhe Iniesta, janë më të mirët në botë për atë pozitë.
Reina thotë se kjo Barcelonë është më e mira që ka parë ndonjëherë, duke parë lojën finale të Ligës së Kampioneve ku Barcelona fitoi titulli ndaj Manchester United.
Pedro, Lionel Messi dhe David Villa ishin lojtarët që shënuan, duke i sjellë titullin e dytë në tre vitet e fundit.
“Ata janë skuadra më e mirë që kam parë në jetën time”, tha portieri i “redsave”.
“Xavi dhe Iniesta janë lojtarët më të mirë në botë në pozicionet e tyre. Ata janë liderët e botës”, tha ai.
“Fatmirësisht, ata janë spanjoll. Ata janë dy lojtarët më të mirë në botë, që japin pasin e fundit”.