|
|
e Diel, 16 Shtator 2012 08:03 Real Madrid vazhdon të regjistojë rezultate negative në kampionatin spanjoll ku kampionët në fuqi janë mundur për herë të dytë në katër ndeshjet e para të kampionatit. Humbja 1-0 në fushën e Seviljes komplikon që tani luftën për titull, pasi nga ana tjetër katalanasit vazhdojnë startin perfekt duke fituar 4-1 në fushën e Getafes dhe që tani janë 8 pikë larg rivalëve kryesorë.
Reali i shfaqur në fushën e Seviljes me të drejtë shqetëson Murinjon, pasi kampionët nuk kanë treguar asgjë nga repertori i tyre. Troçovski shënoi shumë shpejt golin e avantazhit për vendasit, që në minutën e dytë, por reagimi i madrilenëve nuk erdhi kurrë. Për më tepër, një nervozizëm i dukshëm pushtoi skuadrën dhe Higuain e Di Maria shpëtuan mirë pa u ndëshkuar me karton të kuq që në pjesën e e parë për gjeste antisportive.
Nga ana tjetër, Barcelona vazhdon e qetë rrugën e saj duke regjistruar fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura. Trajneri Vilanova vendosi të linte në stol Lionel Mesin në sfidën kundër Getafes, por “Pleshtit” i mjaftuan 30 minuta si zëvendësues për të shënuar dy gola dhe për të vulosur ndeshjen, edhe pse katalanasit deri në hyrjen e tij në fushë kishin dominuar, por duke shënuar vetëm një gol. Kthimi rregullisht mes golashënuesve i David Vijës është një tjetër lajm i mirë për nënkampionët që këtë vit duken më në formë se në edicionin e kaluar. Megjithatë, kjo sfidë ka sjellë edhe lajmin e keq të dëmtimit të kapitenit Pujol, i cili do të mungojë për rreth 6 javë dhe si rrjedhojë nuk pritet të luajë në “El Clasico”. (LajmeShqip.com)
Primera Division
Java 4 / Rezultatet
Malaga-Levante 3-1
27’ Saviola, 59’ Hoakin, 90’ Portijo / 46’ Mishel
Valencia-Selta Vigo 2-1
4’ Feghuli, 50’ Cisokho / 16’ Krohn-Dehli
Getafe-Barcelona 1-4
80’ (ag) Maskerano / 32’ Adriano, 74’ (p), 78’ Mesi, 90’ Vija
Sevilja-Real Madrid 1-0
2’ Troçovski
Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »Mançester Siti i kërkon Pelegrinit 5 trofe në 5 vite
Ferran Soriano tregon se cilat janë objektivat e klubit me trajnerin e ri në sezonet e ardhshme
lexo më shumë »Platini braktis Juven: Ka vetëm 29 tituj kampion!
Presidenti i UEFA-s mendon se bardhezinjtë duhet t’i japin fund pretendimeve dhe të zbatojnë rregulloret
lexo më shumë »Mançester Siti mund 4-3 Çelsin në miqësoren në SHBA
Nënkampionët e Anglisë fituan me një gol në minutat e fundit pasi përmbysën disavantazhin 0-3
lexo më shumë »45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »