|
|
e Diel, 02 Shtator 2012 22:40 Real Madrid ka arritur të gjejë më në fund fitoren e parë në kampionat, duke mundur Granada me rezultatin 3-0, ndonëse nuk ka shkëlqyer ashtu siç u pa në takimin e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.
Kristiano Ronaldo u kthye protagonist me lojën e tij, duke shënuar dy gola në këtë sfidë, ndërsa Gonzalo Higuain ishte autori i golit të tretë. Në këtë ndeshje, nga minuta e parë në fushën e lojës u aktivizua edhe kroati Luka Modriç, i cili nuk zhgënjeu dhe mori duartrokitjet e publikut në “Santiago Bernabeu”.
Megjithatë, madrilenët kanë dy shqetësme të mëdha pas kësaj ndeshje, të dyja që kanë lidhje me Kristiano Ronaldon. Lojtari nuk ka festuar në asnjë prej golave të shënuar dhe më pas ka deklaruar për mediat se është i trishtuar për shkak të një “problemi profesional që të gjithë e dinë”. Për më tepër, ai ka lënë fushën e lojës i dëmtuar për shkak të një ndërhyrje nga mbrojtësit kundërshtarë dhe gjatë të hënës do të zhvillohen vizitat mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit të tij.
Ndërkohë, Barcelona ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionat, duke regjistruar të tretën radhazi. Katalanasit këtë herë kanë mundur minimalisht 1-0 Valencian falë golit të Adriano në pjesën e parë të ndeshjes. Megjithatë, ky rezultat i mundëson atyre të qëndrojnë të parët në klasifikim, 5 pikë para Real Madrid që është rivali kryesor në luftën për titull. (LajmeShqip.com)
Primera Division
Java 3 / Rezultatet
Rajo Vajekano-Sevilja 0-0
Atletik Bilbao-Vajadolid 2-0
69’ Aduriz, 75’ Susaeta
Levante-Espanjol 3-2
55’ Huanlu, 56’ Lell, 90’ (ag) Rodriguez / 21’ Longo, 25’ Tehera
Real Madrid-Granada 3-0
26’, 53’ Kristiano Ronaldo, 76’ Higuain
Barcelona-Valencia 1-0
23’ Adriano
Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »