|
|
e Martë, 14 Gusht 2012 12:03 Sulmuesi i Bolonjës, Gaston Ramirez, ka refuzuar një ofertë të bërë nga skuadra e Totenhem, për shkak të rrogës së ulët që i ka propozuar klubi anglez për të firmosur me ta.
Përfaqësuesi i lojtarit uruguaian tregoi se Totenhem ishte skuadra e vetme që deri tani kishte bërë një ofertë konkrete për të, ndërsa zbuloi se bisedimet kanë filluar edhe me përfaqësuesit e Liverpulit.
Oskar Betankurt është i bindur se Totenhem do të kthehet përsëri, pasi do të ketë para mjaftueshëm për të investuar në afrimin e lojtarit me tipare sulmuese pasi të largojë Luka Modriç drejt Real Madrid.
“Mund të them se e vetmja ofertë e qëndrueshme që ka ardhur deri tani është ajo e Totenhem, që ka vënë përpara 16 milionë euro për blerjen e tij. Por marrëveshja nuk u realizua pasi anglezët ofruan një rrogë shumë të ulët dhe nëse diferenca është kaq e vogël me rrogën aktuale, ai preferon që të qëndrojë te Bolonja”.
“Totenhemi mund të rrisë ofertën e vet nëse shet Modriç dhe në atë rast marrëveshja mund të realizohet. Në të kundërt, Ramirez mund të qëndrojë edhe për një sezon tjetër te Bolonja edhe pse ka patur bisedime fillestare me Liverpulin”.
“Interi? Ata janë të interesuar për lojtarin por nuk janë në gjendje të paguajnë shumat që aktualisht paguajnë klubet angleze. Zikaltërit do të dëshironin të përfshinin lojtarë në këtë marrëveshje por Bolonja pranon vetëm para, edhe për shkak të Penarol (klubi i mëparshëm i Ramirez), i cili do të përfitojë një përqindje nga shitja e futbollistit”, tregoi menaxheri i tij. (LajmeShqip.com)
Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »