|
|
e Premte, 12 Tetor 2012 10:50 Piloti i Lotus në Formula 1, Kimi Raikonen, ka siguruar se preferon të dalë i katërti në renditjen e Botërorit para një vendi të dytë apo të tretë, pasi nuk dëshiron të marrë pjesë në mbrëmjen zyrtare të dorëzimit të çmimeve në fund të sezonit.
Finlandezi, kampion në vitin 2007 me Ferrarin, është aktualisht i treti në renditjen e kampionatit kur kanë mbetur vetëm 5 gara deri në fundin e tij, por ka bërë të qartë se për të ka rëndësi vetëm vendi i parë.
“Nuk ka rëndësi nëse dal në vend të dytë apo të dhjetë, për mua nuk ka asnjë rëndësi. Preferoj të mos dal i dyti apo i treti në botëror që të mos shkoj te ceremonia e dhënies së çmimeve. Nuk ka asnjë ndryshim mes vendit të dytë dhe të pestë nëse nuk fiton titullin”, tha piloti që mban nofkën “Njeriu i Akullt” për shkak të sjelljes së tij të qetë dhe thuajse indiferente.
Në fillim të vitit, pasi u kthye përsëri në botën e Formula 1, Raikonen tha se do të ishte kënaqur po ta dinte se do të ishte i treti në këtë sezon, por tani 32 vjeçari ka ambicie shumë më të mëdha duke parë se mund të garojë si i barabartë me pretendentët për titull.
“Një herë që bën diçka mirë, shpreson që të përmirësohesh dhe të bësh edhe më shumë në garat e ardhshme”, tregoi moton e tij piloti finlandez që ka hipur në podium në 6 nga 12 garat e fundit. (LajmeShqip.com)
Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »