|

Finlandezi Kimi Raikonen do të vazhdojë të drejtojë një makinë Lotus edhe në sezonin e ardhshëm të botërorit të Formula 1. Lajmi u dha nga vetë kjo skuadër nëpërmjet një video-mesazhi të postuar në YouTube.
Skuadra me bazë në Britaninë e Madhe postoi një link në profilin e saj në Twitter, link që të çonte pikërisht te kjo video në të cilën në fund shkruhej: “Kimi Raikonen dhe Lotus F1 bashkë në vitin 2013. Historia vazhdon”.
Raikonen, i cili fitoi titullin kampion bote në vitin 2007 me Ferrarin, u kthye në Formula 1 pas një shkëputje që bëri për të provuar eksperiencën e garave relli.
33 vjeçari ka bërë një paraqitje relativisht të mirë në këtë sezon, ku ndonëse nuk ka fituar asnjë garë, është i treti në renditjen e përgjithshme, 67 pikë larg kreut. Ai ka qenë piloti më konstant i këtij sezoni, i vetmi që ka zhvilluar nga fillimi deri në fund të gjitha garat e këtij sezoni si dhe ka marrë pikë te të gjitha garat me përjashtim të asaj në Kinë, duke regjistruar 6 podiume. (LajmeShqip.com)
Icardi në Premierligë?

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »