|
|
e Martë, 26 Qershor 2012 09:20 Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Sergei Fursenko ka dhënë dorëheqjen, si pasojë e rezultateve të dobëta të kombëtares së këtij vendi në Euro 2012. Por vendimi i tij ka qenë disi i dyshimte, pasi ai është marrë menjëherë pas një takimi që ai ka patur me Presidentin rus, Vladimir Putin.
“Do të dëshiroja t’i kërkoja falje tifozëve tanë për këtë rezultat. Kam marrë vendimin e vështirë që të jap dorëheqjen”, ishin fjalët e Fursenkos, sipas asaj që raportohet nga Kremlini.
Fursenko, i cili është edhe anëtar i bordit ekzekutiv të UEFA-s, u caktua në postin e presidentit të Federatës Ruse të Futbollit në shkurtin e vitit 2010, pasi për 4 vite kishte qenë president i Zenit Shën Petersburg. Ai ishte personi përgjegjës për emërimin e Dik Advokat në stolin e skuadrës, duke injoruar një rinovim të mundshëm të Gus Hidink.
Por presidenti i nderit i Federatës Ruse, Viaçeslav Koloskov, ka hedhur dyshime mbi dëshirën e Fursenko për t’u larguar nga drejtimi i këtij institucioni, duke lënë të kuptohet se kjo ka qenë iniciativa e Putin.
“Kam një ndjesi se ka gjëra të tjera pas dorëheqjes së tij. Vetëm 3-4 ditë më parë, Fursenko deklaroi se po kërkonte për trajnerin e ri, që do të thotë se nuk kishte plane të largohej. Diçka ka ndodhur që e bëri të ndryshonte mendje”. (LajmeShqip.com)
Grupi A
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Poloni-Rusi 1-1
57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev
Greqi-Rusi 1-0
45’+2’ Karagunis
Skolari: Neimar do të shkëlqejë te Barça!
Trajneri i Brazilit e bën fakt të kryer transferimin e sulmuesit në radhët e katalanasve
lexo më shumë »Urdhri i fundit i Ferguson: Mos më quani më “Shefi”!
Trajneri u ka dhënë lojtarëve këtë urdhër të fundit kur u tregoi se do të largohej në fund të sezonit
lexo më shumë »Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »San Antonio dominon ndaj Memfis në finalen e parë
Teksanët fitojnë pa vështirësi 105-83 në sfidën e parë ndaj debutuesve të finales së Konferencës
lexo më shumë »