|
|
e Shtunë, 28 Korrik 2012 09:20 Zlatan Ibrahimoviç nuk ndryshon kurrë. Ndonëse ai ka pak ditë që ka mbërritur te PSZH, ai është kthyer në një protagonist të menjëhershëm brenda kësaj skuadre. Për të mos vënë në diskutim autoritetin e tij para sulmuesve të tjerë, suedezi ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë, duke hedhur në tokë me ndërhyrje të ashpra gjatë stërvitjes fillimisht Matuidi, më pas Nene dhe në fund Menez, duke bërë që të ndërpritet stërvitja e skuadrës. Pas këtyre incidenteve të para, mediat në Francë kanë filluar të vënë në diskutim nëse blerja e lojtarit ishte zgjedhja e duhur e PSZH, pasi cilësia e Ibrës vinte e shoqëruar me karakterin e tij aspak miqësor që mund t’i sjellë dëme skuadrës franceze. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »