Lajme Shqip e Premte, 21 Shtator 2012 17:27

Naser al Khelaifi ka shkruar që tani emrin e tij në historinë e futbollit francez, duke u bërë pronari i parë jo-francez i PSZH. Por 39 vjeçari nga Katari nuk dëshiron të ndalet këtu dhe më e paratë e tij ka marrë disa prej talenteve më të mëdhenj të futbollit botëror, pasi dëshiron ta kthejë skuadrën e tij në superfuqi.

Në një intervistë për “Marca” ai ka treguar se si i është dukur transformimi i skuadrës që në momentin që e ka marrë, pasi më në fund parisienët u kthyen edhe në Ligën e Kampioneve ku mungonin prej rreth 8 vitesh.

“Ky është një fillim i shkëlqyer dhe ishte diçka e bukur të dëgjoje himnin e Ligës së Kampioneve për klubin tonë. Por kemi ende shumë punë për të bërë. I kam ndjekur ekipet spanjolle, Barça dhe Reali janë dy skuadra të mëdha, duhet të marrim shembull prej tyre”.

“Paratë që kemi shpenzuar ndihmojnë, por nuk na sigurojnë tituj. Ne kemi para në Katar, po nuk duam t’i shpenzojmë si të çmendur. E dimë se çfarë kërkojmë dhe merkatoja e futbollistëve na ka hyrë në punë për qëllimet tona. Lojtarët që kemi marrë, kanë mbajtur rrogat e klubeve të mëparshme. Na kritikojnë se shpenzojmë shumë, por thjesht po bëjmë atë që kanë bërë të tjerë para nesh për të kthyer një klub të vogël në një klub të madh. Objektivi im është të bëj PSZH një nga klubet më të mëdha në Evropë dhe mendoj se jam në rrugën e duhur”, tha ai.

“PSZH është ende larg skuadrave më të mira në Evropë, por ne po flasim për një projekt 5-vjeçar. Fillimisht deshëm të hynim në Ligën e Kampioneve. Tani duam të fitojmë titullin në Francë dhe të paraqitemi denjësisht në Evropë. Më pas të shohim. Kemi shpenzuar para, por nuk po punojmë vetëm me merkaton. Në Paris dhe rrethina jetojnë 20 milionë njerëz ndaj aty duhet të ketë talente të mëdha. Po kërkojmë Mesin e ri dhe shpresojmë ta gjejmë shumë shpejt”, përfundoi ai. (LajmeShqip.com)

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 22.05.13 // 07:05
(Futboll)

Real Madrid ka siguruar një akord parimor me Jup Heinkes, që ky i fundit të marrë drejtimin e skuadrës spanjolle nëse nuk sigurohet firma me»»

(Futboll)

Zhoze Murinjo kërkon të marrë Kristiano Ronaldon te Çelsi, duke e bërë atë blerjen e tij të parë pas kthimit në radhët e londienzëve në»»

(Futboll)

Frank Riberi mendon se Bajern Mynih është “thjesht më i fortë” se Borusia Dortmund dhe kjo është arsyeja pse do të fitojë në finalen e»»

(Futboll)

Mario Gëtze nuk do të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampioneve, duke evituar në këtë mënyrë që të bëhet përsëri objekt kritikash nga»»

(Futboll)

Zlatan Ibrahimoviç ka bërë të qartë se nuk do të bëjë më premtime për të qëndruar në një skuadër, pasi fillimi i sezonit të ardhshëm»»

(Futboll)

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biasi, ka vendosur që ndeshjen kundër Norvegjisë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014, ta përgatisë në»»

(Futboll)

Lionel Mesi beson se transferimi i Neimar te Barcelona do të ishte fantastik dhe se braziliani do të përbënte një përforcim të jashtëzakonshëm për skuadrën»»

(Futboll)

Monako nuk do të kursehet në merkaton e verës, ku përveç Radamel Falkaos, është në pritje edhe të disa futbollistëve të tjerë po aq cilësorë»»

(Futboll)

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit dhe njëkohësisht njeriu përgjegjës për merkaton e klubit, Xhuzepe Marota, ka konfirmuar interesimin e bardhezinjve për të afruar Gonzalo Higuain»»

(Futboll)

Borusia Dortmund ka bërë të ditur se do t’u japë 150 mijë euro premio lojtarëve nëse këta të fundit arrijnë të bëjnë të tyrin trofeun»»

(Futboll)

Endi Keroll mund të bëhet përfundimisht një lojtar i Uest Hem dhe do të vazhdojë karrierën e tij në radhët e klubit londinez, pasi Liverpuli»»

(Futboll)

Frenk Lampard ka pranuar se marrëdhënia e tij me Rafel Benitez në muajt që spanjolli drejtoi Çelsin, nuk ka qenë nga më të mirat e»»

(Basketboll)

San Antonio i ka mbijetuar furisë së minutave të fundit të Memfis, për të fituar edhe takimin e dytë të finales së Konferencës së Perëndimit,»»

(Basketboll)

San Antonio ka treguar se eksperienca mund të bëjë një diferencë të madhe kur bëhet fjalë për të luftuar për titullin kampion në NBA. Teksanët»»

(Basketboll)

Indiana ka arritur të sigurojë finalen e Konferencës së Lindjes në NBA, që i mungonte nga viti 2004, pasi eliminoi Nju Jorkun. Suksesi 106-99 mbylli»»

(Basketboll)

Nju Jork ka arritur të mbijetojë në playoff duke fituar 85-75 ndaj Indianas për të shkurtuar serinë në 3-2 dhe duke tentuar që të bëjë»»

(Basketboll)

Majemi ka siguruar për të tretin vit radhazi pjesëmarrjen në finalen e Konferencës, pasi eliminoi mbrëmë Çikagon duke mbyllur serinë në 4-1 pas suksesit 94-91.»»

(Basketboll)

Indiana duket se ka gjetur mënyrën si të mundë pa shumë vështirësi Nju Jorkun, pasi ka çuar në 3-1 serinë ndaj kësaj skuadre në gjysmëfinalen»»

(Boks)

Floid Meiuedher dhe Vladimir Kliçko kanë regjistruar dje fitoret e radhës në ndeshjet për mbrojtjen e titujve kampion, duke konfirmuar se janë të padiskutueshëm në»»

(Boks)

Vladimir Kliçko, superkampioni i peshave të rënda të boksit, po bëhet gati të hyjë në histori si protagonisti i ndeshjes me shpërblimin më të madh»»

(Boks)

Robin Krasniqi nuk ka qenë i suksesshëm në tentativën e tij për të marrë titullin botëror WBO për peshat deri në 79 kilogram,  pasi është»»

(Boks)

Robin Krasniqi ka vendosur të tallet me rivalin e tij të radhës, kampionin e botës, Natan Kleverli, duke i bërë dhuratë atij një fund. Boksieri»»

(Boks)

Devid Hej ka vendosur të kthehet në mënyrë aktive në ringun profesionist të boksit, duke provuar të sigurojë përsëri një tjetër shans për fitoren e»»

(Boks)

Moda e momentit në të gjithë botën, kërcimi “Harlem Shake”, ka pushtuar edhe skuadrën e Majemi Hit që ka dhuruar sot versionin e vet për»»

(Tenis)

Rafael Nadal dhe Serena Uilliams janë konfirmuar si dy tenistët më të fortë të momentit, pasi kanë siguruar suksesin e radhës në një turne Masters»»

(Tenis)

Rafael Nadal vazhdon kthimin e tij të suksesshëm pasi ka lënë pas dëmtimin, duke arritur të mundë Stanislas Vavrinka me rezultatin 6-2 dhe 6-4 në»»

(Tenis)

Serena Uilliams ka ruajtur hegjemoninë e saj në kreun e renditjes botërore të tenisit për femra, pasi ka fituar në turneun e Madridit për të»»

(Tenis)

Rafael Nadal, ashtu si i gjithë opinioni sportiv, ka mbetur plotësisht i zhgënjyer nga vendimi i dhënë nga gjykata spanjolle rreth provave në operacionin “Puerto”,»»

(Tenis)

US Open do të kthehet brenda 4 viteve të ardhshme në turneun e tenisit më të pasur në botë, pasi organizatorët kanë arritur një akord»»

(Tenis)

Tenisi është sporti i radhës që ka vendosur të përdorë të ashtuquajturën Pasaportë Biologjike, për të luftuar përdorimin e dopingut. Lajmi u bë i ditur»»

(F1)

Fernando Alonso ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës përballë tifozëve të tij që kanë festuar si të çmendur suksesin e parë të spanjollit të»»

(F1)

Skuadra e Mercedes ka bërë hapa gjigand para, duke konfirmuar se ka një makinë shumë të shpejtë falë paraqitjes së shkëlqyer të Niko Rosberg. Piloti»»

(F1)

Policia lokale në Bahrein ka konfirmuar se ka arritur të ndalojë me sukses tentativën e një sulmi terrorist gjatë Çmimit të Madh të Formula 1»»

(F1)

Xhenson Baton ka zbuluar se shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez, i ka kërkuar falje për duelin që kaloi çdo limit gjatë Çmimit të»»

(F1)

Sebastian Vetel ka fituar Çmimin e Madh të Bahrein në Formula 1, duke marrë kësisoj suksesin e dytë në këtë kampionat dhe duke çuar në»»

(F1)

Niko Rosberg ka çuditur të gjithë duke siguruar pole position për Mercedes në Çmimin e Madh të Bahreinit në Formula 1. Makina gjermane nuk dukej»»