|
|
e Shtunë, 18 Gusht 2012 18:17 Kampionati anglez i futbollit ka filluar me surpriza të mëdha, pasi që në ndeshjen e parë, një nga skuadrat që pretendon të hyjë në zonën e Ligës së Kampioneve, Liverpuli, është mundur keqazi në fushën e Uest Bromuiç.
Të kuqtë e Brendan Roxhers dominuan fillimin e takimit dhe kishin raste për të shënuar me Luis Suarez por vendasit kaluan të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë me anë të Zoltan Gera. Mbrojtësi Ager u ndëshkua me karton të kuq pasi bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Long në zonën e tij në fillimin e pjesës së dytë, por sulmuesi i Uest Bromuiç gaboi nga pika e bardhë përballa Reina. Një tjetër penallti e fituar nga Long pak minuta më vonë, u transformua saktësisht nga Odemuingi, ndërsa rezultati përfundimtar 3-0 u firmos nga Lukaku në minutën e 78-të të takimit.
Edhe Arsenali nuk i ka bërë një fillim të mbarë kampionatit, në ndeshjen e parë zyrtare pa Robin Van Persin. Ndonëse ekipi i Venger dominoi në ndeshjen ndaj Sandërlend, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe takimi u mbyll me rrjeta të paprekura.
Një fillim i vrullshëm ka qenë ai i Suonsi, që ka shkatërruar QPR me rezultatin 5-0 në fushën e kësaj të fundit. Një rezultat i bujshëm 5-0 ishte edhe fitorja e Fullhem ndaj Noruiç, duke treguar se këtë vit kjo skuadër do të luftojë për objektiva më prestigjiozë se thjesht mbijetesa. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 1
Rezultatet
Arsenal-Sandërlend 0-0
Fullhem-Noruiç 5-0
27’ Daf, 42’, 54’, Petriç, 66’ Kaçanikliç, 87’ (p) Siduell
QPR-Suonsi 0-5
8’, 53’ Miçu, 63’, 71’ Daier, 81’ Sinkler
Riding-Stouk 1-1
90’ (p) Le Fondre / 34’ Kaitli
Uest Bromuiç-Liverpul 3-0
43’ Gera, 64’ (p) Odemuingi, 78’ Lukaku
Uest Hem-Aston Vila 1-0
40’ Nolan
Njukasëll-Totenhem 2-1
55’ Ba, 80’ (p) Ben Arfa / 76’ Defo
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »