|
|
e Premte, 05 Tetor 2012 13:35 “Andrea Pirlo është i vetmi që duhet të vendosë çfarë do të bëhet në të ardhmen e tij”. Ky është komenti i trajnerit të përfaqësueses italiane, Çezare Prandeli, mbi mesfushorin e Juventusit për të cilin është thënë se mund të largohet nga përfaqësuesja pasi nuk arrin më të përballojë ritmin e dyfishtë.
Megjithatë, Prandeli ka bërë të qartë se këto janë thjesht zëra dhe se futbollisti vazhdon të shprehet i gatshëm për të kontribuar për kombëtaren.
“Kohët e fundit kam patur një takim me të dhe ai ndjen se mund të vazhdojë të jetë një pikë referimi për fanellën e përfaqësueses. Andrea dëshiron të mbërrijë me ne në Botërorin 2014 dhe për ne do të jetë një pikë referimi e rëndësishme”, tha trajneri që konfirmoi se do të vazhdohet me politikën e rinovimit gradual të kombëtares.
“Duhet rinovuar dhe programuar në perspektivë. Nuk mund të mendohet që shkohet drejt një aktiviteti të tillë pa bërë disa ndryshime. Jam i bindur që klubet italiane kanë bërë zgjedhjen e duhur duke rifilluar investimet te të rinjtë. Duhet durim, por cilësia ekziston. Kampionët dalin gjithmonë nga sistemi i ekipeve zinxhir, ndaj duhet investuar aty”.
“A vazhdoj të ndjej mungesën e fushës së lojës? Ekziston dëshira për t’iu kthyer punës së përditshme, por tani e gjithë vëmendja ime i është përkushtuar kombëtares dhe Botërorit në Brazil”, ishte deklarata e Prandelit. (LajmeShqip.com)
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »