|
|
e Shtunë, 25 Gusht 2012 13:20 Andrea Pirlo mendon se Juventusi sulmohet pasi ka popullaritet botëror dhe lufton gjithmonë për të fituar trofe. Mesfushori i bardhezinjve ka komentuar akuzat që janë bërë në adresë të klubit nga trajnerët kundërshtarë si Mazarri e Zeman, si dhe për çështjen e pezullimit të Antonio Konte për përfshirjen në çështjen e manipulimeve të rezultateve sportive.
“Tani jemi mësuar me sulmet verbale që na bëhen. Juventusi është ndër skuadrat më popullore në botë, me shumë tifozë, por gjithashtu me shumë njerëz që nuk na duan. Është normale që këto njerëz të të sulmojnë kur ti fiton vazhdimisht”, tha Pirlo për “Tuttosport”.
“Mazarri ankohet për Superkupën? Tipike e dikujt që humbi. Nëse fiton një ndeshje, je i lumtur dhe je i zhgënjyer kur e humb atë. Kështu funksionojnë gjërat në futboll”.
“Zeman? Ai është një trajner mjaft i veçantë. Ai është një trajner i madh dhe skuadrat e tij luajnë futboll të bukur sulmues. Megjithatë, jashtë fushës së lojës, ai thotë herë pas here gjëra të çuditshme. Me sa duket, edhe kjo është pjesë e karakterit të tij. Tani e kemi mësuar dhe duhet ta pranojmë ashtu siç është”, u shpreh futbollisti që ka qenë një nga kontribuuesit kryesorë të fitores së titullit nga Juventus në edicionin e kaluar. (LajmeShqip.com)
Bajern Mynih fiton Ligën e Kampioneve
Arjen Roben shënon golin e fitores dramatike 2-1 në minutën e 89-të të sfidës ndaj Borusia Dortmund
lexo më shumë »Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »