|
|
e Mërkurë, 12 Shtator 2012 08:37 Argjentina është ndalur në një barazim 1-1 në Peru, në një ndeshje shumë të tensionuar që tregoi se pa lojën e Mesit, argjentinasit humbin shumë nga forca e tyre. Argjentinasit po shkonin drejt humbjes së parë kundër Perusë që nga vitit 1997, por skuadrën e Sabela e ka shpëtuar sulmuesi i Real Madrid, Gonzalo Higuain, me golin e tij në minutat e fundit.
Në fakt, fitorja e vendasve nuk do të ishte e pamerituar, pasi ata bënë më shumë se rivalët e tyre në ndeshjen e luajtur në Lima, duke fituar një penallti që në minutën e parë, por Serxho Romero priti gjuajtjen e Klaudio Pizarro. Ndonëse peruanët gjetën golin në minutën e 22-të dhe pastaj u përqendruan vetëm te shkatërrimi i lojës argjentinase duke bllokuar tërësisht Lionel Mesin, ata nuk mundën të evitonin golin e Higuain që u hoqi nga duart tre pikë të vlefshme.
Në ndeshjet e tjera të kualifikueseve të Botërorit 2014 në zonën e Amerikës së Jugut, bie në sy suksesi 3-1 në transfertë i Kolumbisë ndaj Kilit. Ndonëse kilianët shënuan të parët me Fernandez, Kolumbia arriti të merrte tri pikë dhe të ngjitej në vendin e dytë në grup falë golave të Rodriguez, Falkao dhe Gutierrez. (LajmeShqip.com)
Kualifikueset e Botërorit 2014, zona e Amerikës së Jugut
Rezultatet
Kili-Kolumbi 1-3
Uruguaj-Ekuador 1-1
Paraguaj-Venezuela 2-0
Peru-Argjentinë 1-1
Renditja: Argjentinë 14 pikë, Kolumbi 13, Ekuador 13, Uruguaj 12, Kili 12, Venezuela 11, Peru 7, Bolivi 4, Paraguaj 4.
Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »