|
|
e Mërkurë, 03 Tetor 2012 13:20 Ndeshja e fundjavës mes Sant Galen dhe Grasshopers në kampionatin zviceran të futbollit ka qenë teatri i një skene mjaft interesante, shpikjes së radhës së penalltisë mashtruese. Pas pasimit dysh të bërë të famshëm nga Henri e Pires te Arsenali, tani e ka radhën një tjetër lloj penalltie ku përfshihen dy lojtarë, por ku njëri rregullon topin dhe tjetri vjen nga mbrapa me shpejtësi për të gjuajtur. Oskar Skarione i San Galen vendosi topin në pikën e bardhë dhe u largua mbrapa, ndërsa Pa Madu erdhi me shpejtësi dhe goditi. Por portieri i Grasshopers, Roman Burki, tregoi se është mjaft i vëmendshëm ndaj gjërave të tilla e si rrjedhojë arriti të presë këtë penallti mjaft origjinale. (LajmeShqip.com)
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »