|
|
Thursday, 17 November 2011 22:08
Tiranë- Ish-Presidenti i ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçev vjen në Shqipëri më 30 nëntor.
Ka qënë një ftesë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut, Rezart Tacit drejtuar Gorbacev që ish-presidenti sovjetik të jetë i pranishëm në finalen e Kampionatit Botëror të Shahut për Femra.
Taci fton Gorbacev të japë titullin kampion bote për fituesen e këtij kampionati që po zhvillohet këto ditë në Tiranë.
Duket se Gorbaçev e ka mirëpritur ftesën dhe ka pranuar të jetë i pranishëm në këtë event duke konfirmuar ardhjen në muajin Nëntor, data 30.
Manjati i naftës dhe nismat e tij të mëparshme…
Më herët gjatë 4 viteve të shkuara bosi i naftës në Shqipëri Rezart Taçi ka mundësuar ardhjen e dy skuadrave të njohura në Tiranë, AC Milan dhe Reali të Madridit të cilat kanë zhvilluar ndeshje përkatësisht përballë kombëtares shqiptare dhe FC Gramozit, skuadër e cila finacohejt nga vetë manjati i naftës dhe që tani milion në kategorinë e dytë shqiptare.


