Mesfushori i Manchester United, Park Ji-Sung insiston se planet e tij janë që të luftojë për një vend në Old Trafford, e jo të largohet nga Djajtë e Kuq.
Pas arritjes në klub të Ashley Young, mediet angleze kanë filluar të shkruajnë se mesfushori jug-korean mund të ikën, por, kështu nuk mendon edhe 30 – vjeçari.
“Do të ishte një nder për mua nëse vazhdoj të luaj për Manchester United. Nuk kam asgjë të them për spekulimet, vetëm dëshiroj të mbetem këtu. Si lojtar aziatik, është nder të luash për klubin më të madh në botë. Unë dhe lojtarët tjerë dëshirojmë të arrijmë titullin e 20-të në Angli me United”, u shpreh Park për mediet angleze.
Park iu bashkua Man Utd në vitin 2005 nga PSV Eindhoven.