|
|
e Premte, 14 Shtator 2012 20:34 Skuadra e Palmeiras ka shkarkuar sot nga puna trajnerin fitues të Kupës së Botës me Brazilin, Luis Felipe Skolari. Tekniku ndihmoi skudrën të fitonte Kupën e Brazilit në filimin e vitit por tani ekipi po kalon një seri krejtësisht negative rezultatesh në kampionat, duke fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet e fundit dhe duke qenë në vendin e 19-të në renditje.
Pas humbjes së fundit me rezultatin 3-1 kundër Vasko Da Gama, vetë Skolari kishte deklaruar se nuk kishte ndër mend të largohej. “As që më shkon ndër mend të jap dorëheqjen. Na duhet thjesht të ulemi dhe të shohim se si mund të bëjmë ndryshe disa gjëra”.
Por drejtuesit e klubit nuk kanë preferuar që të ulen përsëri në bisedime, por e kanë shkarkuar atë menjëherë nga detyra pas 26 muajsh në drejtimin e klubit.
Përveç Brazilit me të cilin fitoi Kupën e Botës në vitin 2002, Skolari ka drejtuar edhe Portugalinë drejt finales së Euro 2004, gjysmëfinaleve të Botërorit 2006 dhe çerekfinaleve të Euro 2008. Ai kishte një eksperiencë të shkurtër në drejtimin e Çelsit në sezonin 2008-09, ndërsa shkoi për një vit edhe në Uzbekistan, ku një klub vendas e pagoi 10 milionë euro në sezon. (LajmeShqip.com)
Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »Dëmtohet Humels, në rrezik finalja e Champions
Borusia Dortmund merr një lajm mjaft të keq një javë para ndeshjes historike me Bajern Mynih
lexo më shumë »Shtohet misteri mbi të ardhmen e Neimar
Babai i futbollistit deklaron se do të qëndrojë në Brazil, drejtuesit e Santos se nuk ekziston asnjë marrëveshje, ndërsa Vilanova se po bëhen negociata me palët
lexo më shumë »Devid Bekam largohet i përlotur nga ndeshja e tij e fundit
Mesfushori anglez i dha lamtumirën futbollit të luajtur në ndeshjen që PSZH fitoi 3-1 ndaj Brest
lexo më shumë »Indiana eliminon Nju Jork dhe arrin finalen në Lindje
Fitorja 106-99 mbyll serinë dhe i vë ata përballë Majemit, skuadrës më të fortë në NBA
lexo më shumë »