|
|
e Enjëte, 16 Gusht 2012 08:40 Ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Majkëll Ouen, ka deklaruar se nuk do të çojë fëmijët e tij në stadium për të parë një ndeshje futbolli, në të kundërt nga ajo që ka bërë gjatë Lojërave Olimpike.
Fryma sportive e atletëve dhe spektatorëve gjatë Londër 2012 treguan kontrastin e ndjeshëm që ka mes një aktiviteti të tillë dhe sportit të futbollit, duke filluar nga ndeshja e të dielës për Superkupën e Anglisë mes Mançester Sitit dhe Çelsit.
“Sipas mendimi tim, e gjithë kultura e futbollit duhet të ndryshojë nëse Olimpiada mund të jetë “drita e udhëheqjes”. Futbolli ka humbur pak kontaktin me realitetin dhe të jem i sinqertë, nëse luan futboll jashtë fushe dhe shkon të përqafosh spektatorët siç bëri Usain Bolt, do ta kishe të vështirë të ktheheshe gjallë në fushë”, ka shkruar sulmuesi në adresën e tij në Twitter.
“Të mos harrojmë këtu edhe kalvarin e abuzimeve që pëson çdo futbollist sapo i afrohet turmës. Po flasim për një audiencë krejtësisht tjetër dhe na pëlqen apo jo, stadiumi i futbollit nuk është një nga vendet më të këndshme në botë. Unë me siguri nuk do t’i dërgoja fëmijët e mi në stadium për të parë një ndeshje”, tha Ouen.
“Është e lehtë të mbash inat me futbollistët por ata janë njerëz normalë. Gjëja ironike është se nëse tregon anën tënde njerëzore dhe shkon të festosh me tifozët, ha shkop kokës nga polici dhe karton të verdhë nga gjyqtari”, tha ish-sulmuesi i Anglisë. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »