|
|
e Mërkurë, 18 Korrik 2012 19:33 Mesfushori brazilian Oskar ka mbyllur me sukses vizitat mjekësore dhe ka siguruar të drejtën e një leje pune në Britaninë e Madhe pasi është shumë pranë kalimit në radhët e skuadrës së Çelsit që po e blen atë për 25 milion paund.
Mesfushori 20 vjeçar do t’i bashkohet Kampionëve të Evropës në fuqi pas Lojërave Olimpike, pasi klubi i Internacional duket se do të lejojë përfundimisht transferimin e tij.
Lojtari do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij që të premten para publikut britanik, pas do të luajë me kombëtaren olimpike braziliane kundër asaj të Britanisë së Madhe në një miqësore.
Futbollisti ka arritur që tani të debutojë me kombëtaren e madhe duke u aktivizuar në 6 ndeshje, ndërsa nga të gjithë shihet si një lojtarët që do të shkëlqejë në Botërorin e vitit 2014 që organizohet pikërisht në Brazil.
Çelsi ka vendosur t’i japë atij disa ditë më shumë pushime para se ta ndërthurë në skemat e skuadrës, ku ai pritet të luajë pas krahëve të sulmuesve, pasi ky është pozicioni në të cilin është paraqitur më mirë gjatë karrierës së tij.
Oskar ka treguar se është i aftë edhe të shënojë gola ndërsa ka dhënë provat në Botërorin U-20 të vitit të kaluar kur me Brazilin shënoi 3 herë në suksesin 3-2 ndaj Portugalisë në finale.
Me blerjen e tij, shpenzimet e Çelsit gjatë verës shkojnë në 63.5 milionë paund, pasi janë blerë më parë edhe Hazard e Marin. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »Heinkes: Ky është shansi im i fundit për Ligën e Kampioneve
Trajneri gjerman dëshiron të largohet “nga dera kryesore” e futbollit evropian
lexo më shumë »Babai i Neimar: Të mbyllet sa më parë ky ankand!
Kthimi në një telenovelë i transferimit të futbollistit te Barcelona ka acaruar më shumë situatën
lexo më shumë »Benitez-Napoli, mungon vetëm firma në kontratë
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës italiane sapo të mbyllë aventurën te Çelsi
lexo më shumë »Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »