|
|
e Shtunë, 11 Gusht 2012 09:20 Trajneri i ri i Holandës, Luis Van Gal, ka pranuar se ka qenë shumë i tërhequr nga ideja e mundësisë së punës në kampionatin anglez në drejtimin e skuadrës së Liverpulit. 61 vjeçari u përmend edhe si një trajner i mundshëm, edhe si një alternativë për sportin e drejtorit teknik te klubi anglez, por më pas ishte Brendan Roxhers që u zgjodh si trajner i kësaj skuadre, ndërsa Van Gal pranoi se kishte qenë një ide mjaft interesante ajo e punës në Angli.
“Kam folur vetëm me Liverpulin rreth kthimit si trajner në një klub. Por qëllimi im ka qenë gjithmonë që të bëhem trajner i një kombëtareje. Fakti që kjo kombëtare ishte Holanda, ishte gjëja më e mirë që mund të më ndodhte”.
“Kisha kërkesa edhe nga shumë klube të tjera, por i refuzova të gjitha. Vetëm Liverpuli erdhi me një plan që më pëlqente pasi nuk kisha punuar asnjëherë në kampionatin anglez dhe dëshiroja gjithmonë që të provoja të shpallesha kampion në Angli”, tregoi ai para gazetarëve.
Van Gal nuk ka ngurruar të tregojë edhe pritshmërinë e tij për kombëtaren holandeze, duke treguar se ai synon objektiva madhorë, edhe pse ekipi aktual dështoi në mënyrë të pabesueshme në Euro 2012 duke dalë nga faza në grupe pa asnjë fitore.
“Objektivi ynë te Holanda është shumë i lartë. Unë dua që të vë një objektiv sa më të lartë pasi kjo është e vetmja mënyrë se si arrihen objektivat. Ndaj unë them se objektivi ynë është të kualifikohemi dhe të arrijmë gjysmëfinalet në Kupën e Botës”, tha trajneri i “tulipanëve”. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »