|
|
e Shtunë, 04 Gusht 2012 08:40 Lojërat Olimpike kanë nxjerrë në skenë ato që cilësohen tani si “adoleshentet e tmerrshme”, notaret që po dominojnë në pishina me kohë të jashtëzakonshme. Pas16 vjeçares kineze Je Shiuen, 15 vjeçares lituaneze Ruta Meilutyte dhe amerikanes 17 vjeçare Misi Frenklin, në skenë ka dalë një tjetër talent, amerikania 15 vjeçare Keti Ledeçki, e cila fitoi garën e 800 metrave stil i lirë.
Por Ledeçki mësoi menjëherë pasi vari në qafë medaljen e artë se edhe ajo do të bëhej një objekt hetimesh dhe aludimesh nga shtypi ndërkombëtar për rezultatin e shkëlqyer të arritur.
Askush nuk priste që ajo të fitonte medaljen e artë dhe mënyra se si arriti këtë objektiv bëri që dyshimet të shtoheshin, pasi notarja e panjohur ishte vetëm gjysmë sekonde larg rekordit botëror në garën e saj finale.
Në një sport ku notarët përmirësojnë veten me pak të qindtat e sekondës brenda një viti, Ledeçki ka përmirësuar rekordin e saj personal me 11 sekonda vetëm brenda muajit të fundit. Në kampionatin amerikan ajo përmirësoi kohën më të mirë personale me 5 sekonda, duke arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Londër 2012, ndërsa gjatë garave në Olimpiadë përmirësoi kohën e saj me 5 sekonda të tjera.
Ashtu si kinezja Shiuen, edhe Ledeçki është bërë objekt dyshimesh të mëdha edhe për faktin se përmirësimi i saj ka qenë shumë më dramatik. Por notarja e re ka mbrojtur veten në konferencën për shtyp pas ceremonisë së medaljeve.
“Akuzat për doping janë të padrejta. Unë thjesht kam punuar shumë gjatë këtij viti dhe kjo është arsyeja e përmirësimit. I kam vënë vetes objektiva në turnetë e rëndësishëm dhe ky është shkaku i vetëm i kohëve kaq të mira”, tha ajo, ndërsa gazetarët njëri pas tjetrit aludonin për përdorim substancash të ndaluara. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »