E hap kështu kryefaqen e saj të sotme gazeta “Tuttosport”, duke treguar rendin e lëvizjeve të Giuseppe Marotta-s në këtë merkato verore.
Goditja Aguero, tashmë gjithnjë e më shumë nën sytë e të gjithëve, mbetet më e bujshmja dhe më kompleksja për t’u realizuar.
Marotta tha dje se është shpejt për të mbyllur, mbase, një lojë për të paguar 30 milionë, në vend të 45, duke fituar një ulje të mëtejshme të çmimit.
“Gjithsesi, pritet të mësohet diçka më tepër pak para nisjes së Kupës së Amerikës, ose do të na duhet të presim pas përfundimit të saj”, tha ai.
Menjëherë pas Kunit, vëmendja do të përqendrohet tek Mirko Vuçiniç. Kontaktet janë të avancuara dhe po bëhet çmos për të gjetur lojtarë që mund të përfshihen për të ulur çmimin.
Emrat më të mundshëm janë Storari, Amauri dhe Iaquinta, duke qenë se emri i Quagliarellas u përgënjeshtrua menjëherë nga drejtuesit bardhezi. (LajmeShqip.com)