|
|
e Premte, 03 Gusht 2012 16:48 Një makinë e vogël do të shërbejë si mjet transporti brenda Stadiumit Olimpik në Londër për garat e atletikës, duke i dërguar atletëve shtizën, çekiçin, gjylen apo diskun.
Mjeti i telekomanduar, që është një kopje në miniaturë e makinës “Mini Cooper”, ka filluar punë që me garat e sotme, ndërsa është kthyer menjëherë në makinën më të famshe të momentit, duke argëtuar edhe spektatorët e pranishëm që kanë parë se si dhjetra automjete të tilla janë vënë në lëvizje në stadium.
Makina në fjalë mund të mbajë deri në 8 kilogram peshë, ndërsa përllogaritet që në ditët e punës do të bëjë rreth 6 kilometra brenda stadiumit, duke transportuar materiale të ndryshme.
Në këtë mënyrë, organizatorët duan të evitojnë praninë e sa më shumë personave brenda terreneve sportive, pasi personat që i komandojnë këto makina, janë të gjithë të ulur jashtë rrethimit.
Më përpara, ishin vullnetarët që vraponin sa në një cep, në cepin tjetër të stadiumit, për t’i kthyer atletëve mjetet me të cilat garonin. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »Heinkes: Ky është shansi im i fundit për Ligën e Kampioneve
Trajneri gjerman dëshiron të largohet “nga dera kryesore” e futbollit evropian
lexo më shumë »Babai i Neimar: Të mbyllet sa më parë ky ankand!
Kthimi në një telenovelë i transferimit të futbollistit te Barcelona ka acaruar më shumë situatën
lexo më shumë »Benitez-Napoli, mungon vetëm firma në kontratë
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës italiane sapo të mbyllë aventurën te Çelsi
lexo më shumë »Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »