|
|
e Hënë, 06 Gusht 2012 16:20 Daniel Gyurta, fituesi i garës së 200 metrave bretkosë në Londër 2012, do të bëjë një kopje të medaljes së tij të artë dhe do t’ia dërgojë atë familjes së Aleksander Dale Oen, kampioni të botës që u nda nga jeta vetëm 3 muaj më parë për shkak të një anomalie në zemër.
Dale Oen pritej të ishte favoriti i garës së 100 metrave bretkosë, ai fitoi të argjendtën në këtë disiplinë në Pekin katër vite më parë, duke u bërë norvegjezi i parë që fitonte një medalje noti për vendin e tij. Për më tepër, ai fitoi Botërorin në vitin 2011 dhe të gjithë pritnin që në Lojërat Olimpike të kthehej në protagonist absolut, para se të ndahej nga jeta në mënyrë tragjike.
“U bëmë shokë të mirë gjatë vitit të fundit”, ka treguar Gyurta për mediat hungareze. “Jam i sigurt se do ta kishte fituar garën e 100 metrave në Londër. Ky është minimumi që mund të bëj për të treguar respekt ndaj mikut tim”.
Një nga zyrtarët e Federatës së Notit Norvegjeze e falënderoi medalistin hungarez në emër të familjes së Dale Oen, duke thënë se ky gjest vlerësohej shumë. Notari norvegjez ishte kthyer në hero edhe për faktin se fitoren e tij në garën e 100 metrave në Botëror ia kishte dedikuar 77 njerëzve të vrarë në atentatin tragjik të Oslos, 3 ditë para garës së tij.
Edhe ftuesi i medaljes së artë në Londër 2012 në garën e 100 metrave bretkosë, Kameron Van Der Burg, tha se ia dedikonte fitoren pikërisht notarit norvegjez që kishte qenë rivali i tij më i madh. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Murinjo ikën nga Reali në qershor
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, konfirmon zërat që qarkullonin prej kohësh në media
lexo më shumë »Skolari: Neimar do të shkëlqejë te Barça!
Trajneri i Brazilit e bën fakt të kryer transferimin e sulmuesit në radhët e katalanasve
lexo më shumë »Urdhri i fundit i Ferguson: Mos më quani më “Shefi”!
Trajneri u ka dhënë lojtarëve këtë urdhër të fundit kur u tregoi se do të largohej në fund të sezonit
lexo më shumë »Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »