|
|
e Diel, 30 Shtator 2012 16:39 Napoli ka arritur Juventusin në kreun e klasifikimit të Serisë A duke vazhduar të jetë për momentin e vetmja skuadër që lufton si e barabartë me bardhezinjtë në luftën për titullin kampion. Në një ndeshje shumë të vështirë përballë Sampdorias, takimi është vendosur në pjesën e dytë nga një gol me penallti i Kavanit, që gjithsesi i ka mjaftuar skuadrës së drejtuar nga Mazarri për të marrë tri pikët.
Nëse Napoli është në kuotën e 16 pikëve në vendin e dytë, vendin e tretë e ka rimarrë Lacio, që ka fituar 2-1 në fushën e saj përballë Sienës, duke lënë pas paraqitjen zhgënjyese të mesjavës. Ederson dhe Ledesma kanë shënuar golat e kësaj fitoreje në sfidën ku si Lorik Cana, ashtu edhe Erjon Bogdani, e kanë ndjekur të gjithë takimin nga pankina.
Fitore të rëndësishme në këtë javë kanë regjistruar edhe Palermo e Peskara, që u kanë dhënë fund serive negative prej disa ndeshjesh radhazi duke u larguar nga fundi i renditjes. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 6 / Rezultatet
Udineze-Xhenoa 0-0
Atalanta-Torino 1-5
28’ Denis / 38’ (p), 76’ Bianki, 62’ Gazi, 66’ Stevanoviç, 73’ D’Ambrozio
Bolonja-Katania 4-0
19’ Guarente, 40’, 61’ Xhilardino, 90’+2’ Kone
Kaljari-Peskara 1-2
82’ (p) Pinija / 50’ Terlici, 76’ Veis
Lacio-Siena 2-1
18’ Ederson, 38’ (p) Ledesma / 90’ Paci
Palermo-Kievo 4-1
13’, 34’, 82’ Mikoli, 34’ Xhorxhi / 28’ Rigoni
Sampdoria-Napoli 0-1
68’ (p) Kavani
RENDITJA: Juventus 16 pikë, Napoli 16, Lacio 12, Sampdoria 10, Inter 9, Torino 8, Fiorentina 8, Katania 8, Roma 8, Xhenoa 8, Bolonja 7, Peskara 7, Milan 7, Udineze 6, Parma 6, Atalanta 5, Palermo 4, Kievo 3, Kaljari 2, Siena 2 (Penalizime: Atalanta -2, Torino -1, Sampdoria -1, Siena -6).
Mançester Siti i kërkon Pelegrinit 5 trofe në 5 vite
Ferran Soriano tregon se cilat janë objektivat e klubit me trajnerin e ri në sezonet e ardhshme
lexo më shumë »Platini braktis Juven: Ka vetëm 29 tituj kampion!
Presidenti i UEFA-s mendon se bardhezinjtë duhet t’i japin fund pretendimeve dhe të zbatojnë rregulloret
lexo më shumë »Mançester Siti mund 4-3 Çelsin në miqësoren në SHBA
Nënkampionët e Anglisë fituan me një gol në minutat e fundit pasi përmbysën disavantazhin 0-3
lexo më shumë »45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »