Sipas raporteve në Spanjë, Barcelona mund të kthejë vëmendjen te Nani, nëse ata dështojnë të nënshkruajnë me Alexis Sanchez.
Kampionët e Spanjës dhe të Evropës janë duke shpresuar në përfundim të një marrëveshjeje për yllin e Udineses, i cili është një nga objektivat afatgjatë, por me një interesim edhe nga Manchester City, Chelsea dhe klube të tjera italiane e ardhmen e tij mbetet e paqartë.
Por, nëse e humb garën për Sanchez, gazetat spanjolle të sportit kanë raportuar se Barcelona si plan të dytë e ka yllin e Manchester Unitedit, Nanin.
Përfaqësuesi i kombëtares se Portugalisë, pas ardhjes se Ashleyt nga Aston Villa, si duket nuk do të ketë më vend të sigurt në ekipin a parë të Sir Alex Fergusonit dhe kështu ai mund të largohet nga United.