|
|
e Premte, 14 Shtator 2012 21:06 “Nëse Kristiano është i trishtuar por luan ashtu siç po bën, për mua është perfekte edhe kështu”. Këto janë fjalët e qarta të Zhoze Murinjos që është munduar t’i japë fund spektaklit mediatik që ka filluar pas deklaratave të yllit të Real Madrid se është i pakënaqur në radhët e kësaj skuadre.
“Ai luan në maksimumin e tij dhe shënon, ndihmon skuadrën, është shembullor në stërvitje, nuk shqetësohem për gjëra të tjera që nuk janë të rëndësishme. Kjo polemikë ka qenë e vlefshme vetëm për mediat”, vijoi trajneri i madrilenëve.
“Ai ju ka dhuruar 15 ditë me tituj gazetash gjatë pushimeve për kombëtaren. Ai thjesht ka nevojë për paqe, qetësi dhe të luajë futboll, që është ajo që i pëlqen të bëjë më shumë. Dhe si unë, ashtu edhe publiku, duhet të vlerësojmë paraqitjen e tij në fushë. Nëse në minutën e 80-të nuk e shoh në formë, atëherë e zëvendësoj pa probleme dhe aktivizoj një lojtar tjetër”, vijoi Murinjo.
Sipas tij, polemika në vetevete nuk ka ekzistuar asnjëherë. Këtë ai e ka bërë shumë të qartë edhe nëpërmjet batutës së tij të zakonshme.
“Unë mendoj vetëm për të mirën e skuadrës time. Nëse nuk fitoj, më vrasin dhe e njëjta gjë është nëse lojtarët nuk janë në gjendje të mirë. Kristiano ka dy vite që po paraqitet në mënyrë të shkëlqyer dhe merita është e tija me 99%, merita ime është vetëm 1%”, ishte mbyllja që i bëri kësaj teme trajneri i kampionëve të Spanjës. (LajmeShqip.com)
Mançester Siti i kërkon Pelegrinit 5 trofe në 5 vite
Ferran Soriano tregon se cilat janë objektivat e klubit me trajnerin e ri në sezonet e ardhshme
lexo më shumë »Platini braktis Juven: Ka vetëm 29 tituj kampion!
Presidenti i UEFA-s mendon se bardhezinjtë duhet t’i japin fund pretendimeve dhe të zbatojnë rregulloret
lexo më shumë »Mançester Siti mund 4-3 Çelsin në miqësoren në SHBA
Nënkampionët e Anglisë fituan me një gol në minutat e fundit pasi përmbysën disavantazhin 0-3
lexo më shumë »45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »