|
|
e Hënë, 20 Gusht 2012 12:01 Real Madrid i ka propozuar Mançester Junajtid që t’i kalojë si huazim për një sezon mesfushorin brazilian Rikardo Kaka. Futbollisti është kthyer në një të padëshiruar në radhët e madrilenëve të cilët presin shumë shpejt që të nënshkruajnë me Luka Modriç.
Gallatasaraj dhe Milan janë dy klubet më të interesuara për futbollistin në fjalë, i cili edhe në ndeshen e parë të këtij sezoni qëndroi në pankinë duke parë se si Reali barazoi 1-1 me Valencian pa dhënë kontributin e tij. Futbollisti nuk dëshiron të shkojë në Turqi, ndërsa klubi italian nuk dëshiron të paguajë rrogën e tij prej 10 milionë euro në sezon.
Në një situatë të tillë, Zhoze Murinjo ka vendosur t’ia ofrojë atë Mançester Junajtid, një prej klubeve të pakta elitare që mund të përballojë rrogën e brazilianit, me Aleks Ferguson që po e merr seriozisht në konsideratë idenë për të patur në shërbimet e tij futbollistin të paktën për një sezon. E vetmja gjë që ka vënë në mendime trajnerin skocez është gjendja fizike e futbollistit pas disa dëmtimesh të njëpasnjëshme që e kanë kthyer në hijen e lojtarit që disa vite më parë shkëlqente në futbollin botëror.
Braziliani ka kaluar në fund të listës së preferencave për mesfushën e Real Madrid, duke patur para tij emra si Alonso, Diarra, Di Maria, Ozil e Khedira. Mbërritja e mundshme e Modriç do të bëjë që ai të ketë edhe më pak hapësira në formacion dhe në stolin e rezervave, prandaj do të jetë gati të pranojë një ofertë të Mançester Junajtid, edhe nëse si fillim do të jetë zëvendëses edhe në radhët e “djajve të kuq”. (LajmeShqip.com)
Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »Dëmtohet Humels, në rrezik finalja e Champions
Borusia Dortmund merr një lajm mjaft të keq një javë para ndeshjes historike me Bajern Mynih
lexo më shumë »Shtohet misteri mbi të ardhmen e Neimar
Babai i futbollistit deklaron se do të qëndrojë në Brazil, drejtuesit e Santos se nuk ekziston asnjë marrëveshje, ndërsa Vilanova se po bëhen negociata me palët
lexo më shumë »Devid Bekam largohet i përlotur nga ndeshja e tij e fundit
Mesfushori anglez i dha lamtumirën futbollit të luajtur në ndeshjen që PSZH fitoi 3-1 ndaj Brest
lexo më shumë »Indiana eliminon Nju Jork dhe arrin finalen në Lindje
Fitorja 106-99 mbyll serinë dhe i vë ata përballë Majemit, skuadrës më të fortë në NBA
lexo më shumë »