|
|
e Hënë, 27 Gusht 2012 10:50 “Kjo është një ndeshje e shëmtuar”. Ky ka qenë komenti i parë i Zhoze Murinjos për humbjen e skuadrës së tij përballë Getafes, që i ka krijuar menjëherë një diferencë prej 5 pikësh ndaj Barcelonës në renditjen e kampionatit, kur janë luajtur vetëm dy javët e para.
“Në shumë vite në futboll ndodhin gjithmonë gjëra të reja. Nuk më kishte ndodhur më parë që të fitoja titullin me 100 pikë e 120 gola, por një gjë e tillë ndodhi në sezonin e kaluar. Por kjo ishte një ndeshje e tmerrshme. Nuk u kam thënë asgjë lojtarëve të mi, por do ta bëj një gjë të tillë që edhe ata ta dinë se çfarë mendoj realisht”.
“Prekja e topit me dorë te goli i tyre? Lojtarët duhet të dinë vetëm se ishte një humbje e merituar e Real Madrid dhe një fitore e merituar për Getafen”, shtoi ai, duke folur më pas për polemikat mbi gjykimin e ndeshjes.
“Unë thjesht dëgjova atë që më thanë lojtarët për golin e tyre të dytë, që kishte një prekje topi me dorë nga Kolunga i cili dha më pas pasimin për shokun e tij të skuadrës. Përsa i përket ndëshkimit me karton të kuq të Koentrao, gjyqtari e ka larguar duke e akuzuar se ka thënë një fjalë të cilën askush tjetër në stol nuk e dëgjoi”, ishte thumbimi i Murinjos. Por as kjo polemikë ndaj gjyqtarit nuk ka fshehur dot ndjesinë e një ndeshje të dobët nga madrilenët.
“Diferenca ndaj Barcelonës tani mund të kishte qenë 6 pikë nëse do të kishim humbur edhe ndeshjen e parë. Por aktualisht jemi 5 pikë larg, që janë tmerrësisht shumë kur mendon që kanë qenë në lojë vetëm 6 të tilla. Megjithatë, sot ishte një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga ajo kundër Valencias. Në ndeshjen e parë bëmë më shumë për të fituar, sot e merituam plotësisht humbjen”, deklaroi Murinjo. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »