|
|
e Martë, 14 Gusht 2012 08:01 Zhoze Murinjo dëshiron gjithmonë që të flitet për të e si rrjedhojë bën gjithmonë bujë me deklaratat e tij. Këtë radhë, tekniku portugez i Real Madrid është shprehur se ka ardhur koha që nofka e tij, “Speciali”, që e mori gjatë periudhës kur drejtonte me sukses Çelsin në Angli, duhet ndryshuar në diçka më të përshtatshme në krahasim me arritjet e tij në skenën ndërkombëtare.
Në një intervistë të dhënë për televizionin portugez SIC, Murinjo ka shpjeguar se me vazhdimin e karrierës së tij është bërë një person më pak egoist, duke menduar tashmë më shumë për sukseset e të tjerëve dhe më pak për ato individualë.
“Fatmirësisht, për mua gjërat kanë ecur në rrugën e duhur. Tani jam më i përqendruar te të tjerët. Kënaqësia e fitores me Interin ishte tek shihja të kthehej te suksesi një klub që nuk kishte fituar për 50 vite. Kjo është ajo që më shtyn përpara, në vend të kërkimit të lavdisë dhe objektivave personalë”, tha trajneri portugez.
Por kjo ndjenjë altruizmi nuk ka fshehur dot mungesën e theksuar të modestisë së trajnerit që pretendon tashmë të ketë një nofkë ndryshe nga ajo me të cilën identifikohet nga tifozët në vende të ndryshme.
“Më pëlqeni apo jo, unë jam i vetmi që kam fituar tre kampionatet më të rëndësishëm në botë. Ndaj në vend të “Speciali”, njerëzit duhet të më thërrasin “i vetmi””, deklaroi Murinjo i cili nofkën e parë ia ka vënë vetes, në konferencën për shtyp të prezantimit të tij te Çelsi në vitin 2004. (LajmeShqip.com)
Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »Dëmtohet Humels, në rrezik finalja e Champions
Borusia Dortmund merr një lajm mjaft të keq një javë para ndeshjes historike me Bajern Mynih
lexo më shumë »Shtohet misteri mbi të ardhmen e Neimar
Babai i futbollistit deklaron se do të qëndrojë në Brazil, drejtuesit e Santos se nuk ekziston asnjë marrëveshje, ndërsa Vilanova se po bëhen negociata me palët
lexo më shumë »Devid Bekam largohet i përlotur nga ndeshja e tij e fundit
Mesfushori anglez i dha lamtumirën futbollit të luajtur në ndeshjen që PSZH fitoi 3-1 ndaj Brest
lexo më shumë »Indiana eliminon Nju Jork dhe arrin finalen në Lindje
Fitorja 106-99 mbyll serinë dhe i vë ata përballë Majemit, skuadrës më të fortë në NBA
lexo më shumë »