|
|
e Martë, 28 Gusht 2012 21:02 MTKRS është bërë pjesë e bisedimeve për të sjellë në Shqipëri skuadrën e Barcelonës për të luajtur një miqësore në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë.
Ndonëse institucioni ministror për sportin në Shqipëri ka buxhet mediokre që ua jep federatave përkatëse për zhvillimin e sportit në vend, këtë radhë duket se është gati i të shpenzojë një shumë relativisht të konsiderueshme për të sjellë Barcelonën në stadiumin “Qemal Stafa”, në një marrëveshje që pritet të kushtojë rreth 2 milionë euro.
Plani fillestar për të sjellë katalanasit në Shqipëri është ideuar nga drejtuesit e skuadrës së Flamurtarit, të cilët tashmë kanë arritur një marrëveshje me Seviljen dhe do të luajnë me këtë skuadër në muajin tetor. Ndërsa për Barcelonën, vijojnë bisedimet me përfaqësuesit e katalanasve, të cilët sot u takuan edhe me ministrin Aldo Bumçi.
Ky i fundit, i ka shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e projektit për ardhjen e Barcelonës në Shqipëri, duke garantuar që përkrah individëve të gatshëm të sponsorizojnë këtë ndeshje, të jetë edhe MTKRS pjesë e kësaj iniciative.
Megjithatë, mbetet të mësohet nëse kjo ndeshje do të arrijë të realizohet, pasi janë shumë detaje për t’u përcaktuar si vendi i zhvillimit të saj (Tiranë apo Vlortë) apo data, duke parë se katalanasit kanë një axhendë shumë të ngjeshur për shkak të aktiviteteve të shumta në të cilat marrin pjesë. (LajmeShqip.com)
Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »