|
|
e Premte, 29 Qershor 2012 17:30 Kejsi Stoner ka arritur të marrë një pole-position të jashtëzakonshme para shokut të tij të skuadrës te Honda, Dani Pedroza, ndërsa reshjet e shiut karakterizuan kualifikueset e Çmimit të Madh të Holandës në MotoGP.
Në minutat e fundit, dukej sikur Stoner do të duhej të kënaqej me vendin e 9-të në vijën e nisjes, ndërsa Pedroza do të ishte i pari, sepse pritej që pista të qëndronte e lagur nga shiu derisa të valëvitej flamuri i përfundimit të provave zyrtare.
Por çuditërisht dolën disa rreze dielli që thanë pistën dhe i dhanë mundësinë pilotëve të përmirësonin kohët e tyre, me Stoner që regjistroi 1’33”.713 që të kalonte shokun e skuadrës dhe të çonte rivalin kryesor për titull, Horge Lorencon me Jamaha, në vendin e tretë.
Në vendin e katërt në vijën e nisjes do të jetë Stefan Bradl me Honda LCR, pozicioni më i mirë në nisje në karrierën e tij në këtë kategori për ish-kampionin e Moto 2. Kal Kraçlou është i pesti me Tek 3 Jamaha, para Spis me Jamahan zyrtare dhe shokut të tij të skuadrës, Andrea Doviciozo.
Vetëm vendi i 9 dhe 10 për dy motorët Dukati, ku Niki Hejden këtë radhë do të jetë një pozicion para Valentino Rosit. (LajmeShqip.com)
Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »San Antonio dominon ndaj Memfis në finalen e parë
Teksanët fitojnë pa vështirësi 105-83 në sfidën e parë ndaj debutuesve të finales së Konferencës
lexo më shumë »Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »