|
|
e Hënë, 27 Gusht 2012 18:50 Luka Modriç është prezantuar sot si futbollisti i ri i Real Madrid, duke i dhënë fund një “telenovele” që ka zgjatuar thuajse gjatë gjithë verës. Lojtari është shfaqur i emocionuar në prezantimin e tij, pasi kurorëzoi me sukses një marrëveshje që kaloi mes shumë peripecish.
“Ka qenë një proces i gjatë por në fund ia dola mbanë. Jam i lumtur, i nderuar dhe krenar që jam këtu, te klubi më i mirë në botë. Pres me padurim të stërvitem dhe luaj”, ishin fjalët e futbollistit kroat para mediave.
“Ndjehem mirë. E kuptoj që kam nevojë të stërvitem me skuadrën por ju them që tani se jam gati të luaj kundër Barças. I kam parë ndeshjet që ka zhvilluare deri tani skuadra. Nuk është e rëndësishme se si e fillon sezonin, por si e mbaron atë. Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur në të gjitha turnetë ndaj është e rëndësishme që t’i mbyllim mirë ato”.
“Nuk kam folur ende me Murinjon dhe nuk e di se cilat janë planet e tij për mua, në cilën pjesë të fushës do të luaj. Praktikisht, unë luaj në qendër të mesfushës, por kam luajtur në çdo pozicion tjetër. Ju them se do të jem i lumtur të luaj kudo që të vendosë ai”, ishin fjalët e Modriç para përfaqësuesve të mediave në konferencën e tij të prezantimit si lojtar i Real Madrid. Kroati ka zgjedhur të mbajë numrin 19 te skuadra madrilene. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »