|
|
e Diel, 30 Shtator 2012 22:23 Inter është kthyer përsëri mes skuadrave më të mira në Itali, duke qenë tashmë e treta në renditjen e Serisë A. Zikaltërit kanë rigjetur buzëqeshjen falë dyshes Milito-Kasano, që nga njëra ndeshje në tjetrën po konfirmohet gjithnjë e më shumë vendimtare.
Në ndeshjen kundër Fiorentinës, Stramaçioni ka kthyer mes titullarëve kapitenin Zaneti, por ndryshuar modul, duke luajtur me tre lojtarë të avancuar, gjë që ndihmon spektaklin pasi edhe kundërshtarët e drejtuar nga Montela zhvillojë një lojë shumë ofensive.
Si rrjedhojë, golat nuk mungojnë e Milito me penallti në minutën e 17-të e më pas Kasano në minutën e 34-t arrijnë të shënojnë dy herë në portën e Vivianos, ndërsa Romulo kundërpërgjigjet në minutën e 40-të, duke dërguar topin pas krahëve të Handanoviç, për të çuar rezultatin në 2-1. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fundin e ndeshjes, pavarësisht tentativave të shumta nga të dy skuadrat, të cilat merituan duartrokitjet e publikut në stadium pas vërshëllimës përfundimtare.
Tani Interi ka 12 pikë, po aq sa Lacio që mban vendin e tretë në renditjen e Serisë A, por mbi të gjitha duket se ka fituar besimin se mund të luajë dhe dominojë ndaj çdo skuadre tjetër në Itali. (LajmeShqip.com)
Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »