|
|
e Hënë, 24 Shtator 2012 08:40 Humbja me Udinezen, e treta në katër ndeshje të zhvilluara deri tani në kampionat, ka kaluar pa pasoja në radhët e Milanit, me klubin që ka konfirmuar trajnerin Alegri, pavarësisht zërave të mundshme për largimin e tij.
“Ecim përpara me këtë trajner, gëzon besimin total si të presidentit, ashtu edhe timin”, ishin fjalët e administratorit Adriano Galiani pas përfundimit të ndeshjes. “162 pikë në dy vite janë shumë, skuadra luftoi edhe me 9 lojtarë si dhe tregoi se është e lidhur me trajnerin. Kështu jemi edhe ne”.
“Milani ka luajtur më mirë, në mënyrë absolute, kam parë një skuadër në përmirësim. Tani pres fitoren e parë të mërkurën, edhe pse “San Siro” për ne dhe Interin në këtë vit duket i magjepsur. Goli i El Sharauit ishte shumë i bukur, Udineze u tremb, ashtu si në vitin e kaluar, por në fund na shënoi goli me goditje standarte. Ky është një vit ku duket se fati na ka kthyer shpinën, por jemi ende vetëm në javën e katërt të kampionatit. Është ende herët”, deklaroi ai.
Nga ana e tij, Alegrit as që i shkon ndër mend të japë dorëheqjen nga kuqezinjtë, ndonëse një pjesë e tifozëve të skuadrës mendojnë se ka ardhur koha që ai të largohet.
“Mendoj se të flitet për shkarkimin tim nuk ka sens. Nuk ka probleme si nga ana ime, ashtu edhe nga ana e klubit. Pavarësisht rezultatit, këtë radhë skuadra luajti mirë. A ndjehem fajtor apo viktimë e situatës të Milan? As njëra e as tjetra. Jam trajneri i Milanit dhe jam i lumtur. Fatkeqësisht jam një personazh që vihet gjithmonë në diskutim. Ju kujtoj se bashkë me djemtë kemi arritur 162 pikë në dy sezone”, deklaroi trajneri. (LajmeShqip.com)
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »