|
|
e Mërkurë, 26 Shtator 2012 22:17 Ndeshjet e javës së pestë të Serisë A kanë kthyer buzëqeshjen e dy skuadrave të Milanos, ku si Milan, ashtu edhe Inter, kanë arritur të fitojnë sfidat respektive për t’i dhënë përkohësisht një shqelm krizës së rezultateve.
Me Alegrin në tribunë dhe Tasotin të ulur në pankinë, Milani ka arritur të thyejë tabunë e “San Siros” duke fituar para tifozëve të vet. Dy gola të El Sharauit i kanë mjaftuar kuqezinjve për të marrë tri pikët përballë Kaljarit që dukej qartë se po kalon një moment mjaft delikat pas asaj që ndodhi pak ditë më parë dhe ndeshjes së humbur në tavolinë përballë Romës.
Kthimi në fushën e lojës i Antonio Kasanos ka bërë që Interi të konfirmohet një skuadër transferte, duke marrë tri pikët përballë Kievos. 5 ndeshje jashtë fushë në këtë sezon për zikaltërit, po aq fitore, me 12 gola të shënuar e asnjë të pësuar. Nëse Stramaçioni arrin të thyejë tabunë e ndeshjeve brenda për skuadrën e tij, të gjithë duhet të bëjnë llogaritë me këtë Inter që duket se ka mësuar të jetë cinik.
Ndërkohë, konfirmohet anti-Juventusi, që është zyrtarisht Napoli. Skuadra e Mazarrit mundi rivalët direkt të Lacios me rezultatin 3-0 falë magjive të Kavanit, i cili shënoi 3 herë në portën e Marketit. Sulmuesi uruguaian konfirmohet si një makinë golash, mjafton të mendosh që ka shënuar 72 të tillë në 101 ndeshje me fanellën e Napolit.
Ndërsa Lacio duhet duartrokitur gjithsesi, sidomos për gjestin e Miroslav Klose, i cili pas vetëm 5 minutash gjeti rrugën e rrjetës, por sinjalizoi gjyqtarin që kishte prekur topin me dorë. Edhe kjo është një ngjarje e bujshme për Serinë A ku shpesh protagonistë bëhen ata që simulojnë e jo gjestet si ai i Kloses. (LajmeShqip.com)
SERIA A
JAVA 5 / REZULTATET
Peskara-Palermo 1-0
86’ Veis
Katania-Atalanta 2-1
52’ Spoli, 64’ Barrientos / 50’ Moralez
Kievo-Inter 0-2
43’ Pereira, 74’ Kasano
Xhenoa-Parma 1-1
88’ (p) Borrielo / 27’ Lukareli
Milan-Kaljari 2-0
16’, 82’ El Sharaui
Napoli-Lacio 3-0
19’, 31’, 64’ Kavani
Roma-Sampdoria 1-1
35’ Toti / 62’ Munari
Torino-Udineze 0-0
RENDITJA: Juventus 13 pikë, Napoli 13, Sampdoria 10, Lacio 9, Inter 9, Fiorentina 8, Katania 8, Roma 8, Xhenoa 7, Milan 6, Atalanta 5, Torino 5, Parma 5, Udineze 5, Bolonja 4, Peskara 4, Kievo 3, Kaljari 2, Palermo 1, Siena -1 (Penalizime: Atalanta -2, Torino -1, Sampdoria -1, Siena -6).
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »