Leo Messi ka përsëritur edhe njëherë dëshirën e tij për të përfunduar karrierën e tij në Argjentinë. Ai kërkon që të luajë shumë vite me klubin e Barcelonës, por kur të jetë momenti për t’i dhënë lamtumirën futbollit, Leo dëshiron ta bëjë atë në vendlindje.
“Unë dua të luaj për shumë vite në Barcelonë, por një ditë dua të rikthehem në Argjentinë dhe ta mbyllë karrierën këtu”.
Largimi i “’El Fenomeno” dhe Luis Figos në Real Madrid? – “Jo, kurrë, unë nuk do të ndjekë hapat e askujt, në ketë drejtim. Unë mendoj se duhet të shkoj tek një ekip tjetër dhe jo te Real Madrid. Unë dua të vazhdoj me Barcelonën, por përfundimi im do të jetë në Kampionatin e Argjentinës.
Maradona apo Pele? – “Maradona, sigurisht. Unë nuk e kam parë Pelen duke luajtur, por besoj se nuk është nevoja që t’i zgjedh unë ata të dy”.