|
|
e Diel, 23 Shtator 2012 14:10 Momentet e tensionit në fushë mes Lionel Mesit dhe David Vija në fundin e pjesës së parë të ndeshjes mes Barcelonës dhe Granadas bënë që të lindin dyshime të mëdha për raportin mes dy futbollistëve të ekipit katalanas.
Por Lionel Mesi ka sqaruar menjëherë se gjithçka kishte qenë një shkëmbim opinionesh i momentit dhe nuk duhej ekzagjeruar si një krisje në miqësinë e tyre.
“Nuk ekzistojnë probleme me “El Guaje” (nofka e Vija). Historia ime me të është spektakolare”, ka siguruar Mesi pas përfundimit të takimit në një intervistë për “Catalunya Radio”.
“Këto gjëra ndodhin në stërvitje dhe normalisht që mund të ndodhin edhe në lojë. Disa herë shprehesh në mënyrë më të ashpër, por sinqerisht që nuk kam asnjë problem me “El Guaje”. Mos kërkoni probleme aty ku nuk ekzistojnë të tillë, pasi raporti im me të është i shkëlqyer”.
Mesi komentoi edhe ndeshjen me Granadan, duke vlerësuar portierin kundërshtar, por duke cilësuar thelbësor këtë radhë edhe portierin e katalanasve, Viktor Valdes, i cili shpëtoi skuadrën me disa pritje vendimtare.
“Portieri kundërshtar ishte spektakolar dhe fatmirësisht hyri në portë një gjuajtje e Ksavit që zgjidhi ndeshjen. Gjetëm më shumë hapësira dhe krijuam më shumë raste, por është e vështirë të gjesh hapësira në skuadra që punojnë vetëm për t’u mbyllur mbrapa duke të detyruar të shkosh sa në një krah, në krahun tjetër. Viktor ka qenë një lojtar kyç në shumë ndeshje, ashtu si këtë radhë dhe duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që na shpëton”, tha argjentinasi. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »