|
|
e Premte, 21 Shtator 2012 18:43 Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, ka shprehur gjithë admirimin e tij për Barcelonën dhe mënyrën se si katalanasit kanë ndryshuar futbollin botëror në vitet e fundit.
Menezes admiron sidomos shpikjet e reja taktike të katalanasve, duke theksuar aftësinë e tyre për të dominuar ndeshjes pavarësisht rotacionit që hedhin në fushë, duke u bërë shembull për të gjithë të tjerët.
“Nëse sheh Barcelonën, gjatë viteve të fundit, ata kanë luajtur në çdo mënyrë të mundshme, duke përdorur çdo formacion taktik që ekziston”, tha Menzes për faqen zyrtare të FIFA-s.
“Ata bënë gjërat që të bëjnë të shohësh dhe të thuash: ‘Nuk po e bëjnë një gjë të tillë, është taktikisht e pamundur!’ Por pavarësisht kësaj, skuadra vazhdon të ketë një nivel të jashtëzakonshëm superioriteti. Kjo bëhet e mundur vetëm me atë skuadër, vetëm me ato lojtarë”.
“Në futboll, skuadrat fituese gjithmonë lënë një shenjë dhe kanë influencë mbi një periudhë të caktuar. Ata merren si shembull dhe nga ai moment, ndryshojnë edhe perceptimin dhe sjelljen e të tjerëve”, shpjegoi trajneri i Brazilit. (LajmeShqip.com)
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »