|

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte humbur asnjë meç para 17 tetorit.
Ai ishte yll në ngritje, i destinuar për sukses. Por, gjithçka u shemb atë natë nga një boksier që nga vetë viktima ishte përshkruar si një pengesë e radhës drejt madhështisë. Colon është në koma që nga ajo natë
Si gjithmonë Andre Diaz ishte me një kamerë me të cilin xhironte mikun e tij, një yll boksi. Diaz nëpërmjet kamerës mund të shihte se si shoku i tij Prichard Colon u ngjit në ring me veshjen tradicionale, ku në shpinë kishte një figurë luani.
U dëgjua sinjali për nismë dhe gjatë 35 minutave të ardhshëm, Diaz pa se si shoku i tij humbi në mënyrë bizare, në fund duke dalë me ecje jostabile jashtë ringut për të shkuar deri në zhveshtore, shkruan sot Koha Ditore.
Në atë moment Diaz ndali xhirimin.
“Nuk doja asnjë dëshmi vizuale të këtij tmerri. Thjesht qëndrova aty në shok derisa po e vendosnin në karrocë të invalidëve. Nuk po mund të besoja se çfarë po ndodhte”, rrëfen Diaz.
Tmerri që kishte ngjarë ishte i vështirë për t’u kuptuar nga Diazi dhe pjesa tjetër e kampit të boksierit. Colon 23 vjeç, dukej i pathyeshëm, një boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte humbur asnjë meç para 17 tetorit, para meçit të mbajtur në Virgjinia. Ai ishte yll në ngritje, i destinuar për sukses.
“Ky djalosh do të bëhej superyll”, kishte deklaruar Ray Flores, që kishte kryer rolin e spikerit të ringut në dy meçet e fundit të Colonit, duke përfshirë përballjen në Virgjinia me Terrel Williamsin.
Icardi në Premierligë?

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »