|
|
e Mërkurë, 22 Gusht 2012 12:30 Futbollisti i Arsenalit, Andre Santos, rrezikon të përfundojë në burg pasi është mësuar se i ka ikur një postblloku të policisë, që është vënë në ndjekje të tij, duke kapur shpejtësinë deri në 130 milje në orë në rrugët e Londrës.
Mbrojtësi brazilian thuhet se ka nisur makinën si i çmendur në mes të trafikut në makinën e tij Maserati GranTurismo, duke shkaktuar panik në rrugët e kryeqytetit anglez, ndërsa është arrestuar vetëm kur i është afruar zonës ku është fusha stërvitore e skuadrës së tij.
Raportimet nga dëshmitarët tregojnë se ai ka refuzuar t’i ndalet policisë duke udhëtuar me një shpejtësi rreth 130 milje në orë, ndërsa ndjekësit kishin të vështirë t’i qëndronin pas automjetit sportiv që ka kushtuar 110 mijë paund.
Por duke qenë një person i famshëm, dihej se ku do të përfundonte dhe policia e ka pritur rreth 1 kilometër para mbërritjes në klubin e Arsenalit, ku i kanë vënë prangat dhe e kanë shoqëruar në rajonin më të afërt policor.
Ai më pas është larguar nga burgu pasi ka paguar garancinë, ndërsa do të jetë i detyruar të paraqitet në gjyq muajin e ardhshëm. Akuzat ndaj tij janë për refuzim ndalimi ndaj postbllokut të policisë si dhe nisje e rrezikshme e makinës. Santos, një dashamirës i makinave sportive pasi ka 4 të tilla, rrezikon deri në dy vite burg nëse çështja e tij shkon para gjyqit të kurorës. (LajmeShqip.com)
Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »Indiana bën surprizën ndaj Majemit në sfidën e dytë
Barazohet seria finale e Konferencës së Lindjes pasi Indiana arrin të gjejë mënyrën për të ndalur kampionët
lexo më shumë »Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »