|
|
e Mërkurë, 27 Qershor 2012 12:30 Diego Maradona ka treguar admirimin e tij për Kristiano Ronaldon dhe ka konfirmuar mendimin se kjo ndeshje do të jetë një beteje personale e tij kundër Spanjës. Sipas tij, portugezët duhej t’i bënin një monument në Lisbonë futbollistit që arrin të udhëheqë kombëtaren në këto nivele.
“Për shumë vite ai ka vuajtur për t’u paraqitur mirë me kombëtaren. Lojtari më i mirë në botë, përkrah Lionel Mesit, dukej i mërzitur dhe i pafuqishëm kur luante me Portugalinë. Për fatin e tij të mirë, trajneri Bento arriti të koordinonte përkrah tij Pepen në mbrojtje, Meireles në mesfushë dhe Nani në krah, duke i dhënë atij hapësira të shpërthente para”.
“Pas dy ndeshjesh nën nivel, Ronaldo filloi të luante, duke shënuar tre gola dhe duke ngjitur Portugalinë në një gjysmëfinale të papritur. Është gjithmonë diçka e bukur kur sheh maksimumin nga një yll i futbollit. Ai i ka treguar bashkëkombësve të tij se meriton një statujë në Lisbonë”.
“Por spanjollët nuk do të dyfishojnë mbrojtjen kundër tij, nuk është në stilin e tyre. Ata do të mundohen të dominojnë mbajtjen e topit, në mënyrë që ai të ketë mundësinë të prekë sferën vetëm në 10% të ndeshjes. Megjithëse ai është në formë të shkëlqyer, do t’i duhet të luftojë gjatë të gjithë ndeshjes për një top që i jep mundësinë të shënojë. Në formën që po kalon, nëse i jepet një shans, ai do ta dërgojë topin në rrjetë. Ai udhëhiqet nga dëshira për të çuar skuadrën në finale dhe për të treguar se është futbollisti më i mirë në botë”.
Sipas Maradonës, Spanja vazhdon të jetë favorite dhe vazhdon të dominojë, ashtu siç pritet të bëjë edhe ndaj Portugalisë.
“Qëndro në mbrojtje dhe Spanja të mbyt. Sulmoji, ashtu siç bëri Italia në ndeshjen e parë, e ndoshta atëherë mund të shkaktosh një të papritur. Spanjollët vazhdojnë të luajnë lojën e tyre me mbajtje topi, duke rrezikuar të munden me Italinë e Kroacinë, por kanë treguar se zotërojnë mesfushën më të mirë të turneut me treshen e Barcelonës, Ksavi-Iniesta-Buskets. Ndonëse nuk janë aq në formë sa në Botërorin 2010, Spanja vazhdon të dominojë ndeshjet e saj me lehtësi acaruese”, pranoi Maradona. (LajmeShqip.com)
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »