|
|
e Hënë, 08 Tetor 2012 08:03 Roberto Mançini ka qenë mes spektatorëve të pranishëm në stadium gjatë ndeshjes mes Atletiko Madrid dhe Malaga të dielën në darkë, për të parë nga afër yllin kolumbian Radamel Falkao, i cili shënoi në suksesin 2-1 të skuadrës së tij. Por presidenti i Atletiko Madrid, Enrike Cerezo, nuk është i shqetësuar për një largim të mundshëm të lojtarit dhe insiston se ai nuk do të lëvizë.
Futbollisti që ndihmoi skuadrën të ngjitej në kreun e renditjes me pikë të barabarta me Barcelonën, ka bërë të qartë se do të dëshironte në një të ardhme të luante në kampionatin anglez të futbollit, ndërsa Mançester Siti dhe Çelsi janë dy skuadrat që janë gati të bëjnë një ofertë për të nëse Atletiko Madrid vendos ta shesë.
“Ne e dimë që Mançini ka ardhur të shohë ndeshjen por jemi të qetë rreth Falkaos. Kam përshtypjen se Mançini ka ardhur këtu vetëm për të kërkuar një shtëpi në Malaga”, ishte batuta e presidentit të madrilenëve rreth kësaj teme.
Falkao ka shënuar 11 gola deri tani në këtë sezon, përfshirë 3 gola kundër Çelsit në Superkupën e Evropës, ndërsa blutë londinezë janë ekipi që e kërkon me më shumë ngulm dhe shpesh është përfolur për një parakontratë mes palëve.
Ish-sulmuesi i Portos, në sezonin e kaluar shënoi 36 gola në të gjithë turnetë me fanellën e Atletiko Madrid, por duket se synon të kalojë këtë shifër sa më shpejt për t’iu afruar Lionel Mesit e Kristiano Ronaldos. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »