|
|
e Hënë, 27 Gusht 2012 16:01 Roberto Mançini ka bërë të qartë se ndërhyrja apo jo e klubit në merkato gjatë javës në vijim do të bëjë diferencën në mbrojtjen e titullit kampion në kampionatin anglez si dhe paraqitjen e skuadrës në Kupat e Evropës.
Tekniku italian është i bindur se klubi duhet të shpenzojë përsëri për t’u përforcuar, pasi pa se si skuadra e tij shfaqi vështirësi në ndeshjen kundër Liverpulit, të mbyllur në barazim 2-2 vetëm falë një gafe të mbrojtjes kundërshtare në minutat e fundit.
“Ne duhet të blejmë lojtarë dhe kemi 5 ditë kohë për ta bërë realitet një gjë të tillë. Duhet të punojmë shumë në këto 4-5 ditë që mbeten dhe kam përshtypjen se kjo do të jetë një javë e gjatë për ne. Ajo do të ndikojë në mënyrën se si do të paraqitemi gjatë vitit, ndaj do të synojmë të afrojmë futbollistët që kemi si objektiva gjatë këtyre ditëve”, pranoi trajneri që mendohet se u ka vënë syrin Havi Martinez, Stevan Jovetiç dhe Daniele De Rosi.
Italiani në fund ka përgëzuar përsëri Karlos Tevez, i cili është kthyer vendimtar për skuadrën me golat e tij, duke e ndihmuar në momentet e vështira dhe duke bërë diferencën në javët e para të këtij sezoni. (LajmeShqip.com)
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »