|
|
e Shtunë, 15 Shtator 2012 20:50 Pol Skols shënoi në ndeshjen e tij të 700-të me fanellën e Mançester Junajtid, ndërsa debutuesit Aleksander Bytner dhe Nik Pauell arritën gjithashtu të gjenin rrugën e rrjetës në suksesin 4-0 të “djajve të kuq” përballë Uigan.
Golat e kësaj ndeshje erdhën të gjithë në pjesën e dytë të takimit, ndërsa në listën e golashënuesve përfundoi edhe meksikani Havier Hernandez. Fitorja e ngjit Mançester Junajtid në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, një pikë pas Çelsit që u ndal në një barazim 0-0 në fushën e QPR.
Ndeshja filloi me polemika, pasi Anton Ferdinand refuzoi t’i shtrengonte dorën si Xhon Territ, ashtu edhe Eshli Kol për shkak të çështjes së famshme ku kapiteni i Çelsit përdori shprehje raciste kundër tij. Por ky incident nuk arriti që të ndezte luftën sportive, duke bërë që të dy skuadrat të mbyllnin ndeshjen pa shumë raste në një takim të mërzitshëm.
Ndërkohë, Arsenali ka regjistruar fitoren më të thellë të ditës me suksesin 6-1 përballë Sauthempton. Skuadra e Venger ka arritur që të kalojë momentet e vështira të javëve të para kur dukej se sulmi nuk funksiononte dhe tani është në rrugën e duhur për të qenë mes skuadrave pretendente për titull.
“Topçinjtë” janë në vendin e tretë në renditje, me pikë të barabarta me Mançester Sitin që u ndal në një barazim 1-1 në fushën e Stouk. Kampionët u gjendën në diavantazh pas golit të Krauç në minutën e 15-të por barazuan rezultatin me Havi Garcia, një nga 3 debutuesit në radhët e kampionëve të Anglisë në këtë sfidë. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 4 / Rezultatet
Noruiç-Uest Hem 0-0
Arsenal-Sauthempton 6-1
11’ (ag) Hoiveld, 31’ Podolski, 35’, 71’ Gervinjo, 37’ (ag) Klain, 88’ Uollkot / 45’ Foks
Aston Vila-Suonsi 2-0
16’ Louton, 88’ Benteke
Fullhem-Uest Bromuiç 3-0
32’, 45’ (p) Berbatov, 89’ Siduell
Mançester Junajtid-Uigan 4-0
51’ Skols, 63’ Hernandez, 66’ Bytner, 82’ Pauell
QPR-Çelsi 0-0
Stouk-Mançester Siti 1-1
15’ Krauç / 35’ Havi Garsia
Sandërlend-Liverpul 1-1
29’ Fleçer / 51’ Suarez
Mançester Siti i kërkon Pelegrinit 5 trofe në 5 vite
Ferran Soriano tregon se cilat janë objektivat e klubit me trajnerin e ri në sezonet e ardhshme
lexo më shumë »Platini braktis Juven: Ka vetëm 29 tituj kampion!
Presidenti i UEFA-s mendon se bardhezinjtë duhet t’i japin fund pretendimeve dhe të zbatojnë rregulloret
lexo më shumë »Mançester Siti mund 4-3 Çelsin në miqësoren në SHBA
Nënkampionët e Anglisë fituan me një gol në minutat e fundit pasi përmbysën disavantazhin 0-3
lexo më shumë »45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »