Sonte në mbrëmje do të luhet derbi i katërt sezonal, ndërkohë që në fushën e lojës do të debutojë për herë të parë edhe Rey Manaj. Futbollisti i 21 vjeçarëve të Shqipërisë pasi ësh të falur nga De Biasi, do të ketë mundësinë e artë për t’i treguar se e meriton një ftesë për në Francë.
Rey është marrë në formë huazimi nga Interi me të drejtën e blerjes për 500 mijë euro, dhe kjo padyshim që do të jetë një mundësi e artë për të ngjitur shkallët e karrierës në majat e futbollit italian, raporton Albeu.
Deri më tani Manaj është aktivizuar vetëm 10 minuta ndaj Atalantës dhe 24 të tjera ndaj Sampdorias. Sot ai pritet që ta nisë nga minuta e parë përkrahë Palacios, ndërkohë që presidenti i Cremoneses Gigi Simoni është shprehur se Manaj është një talent i madh.