|
|
e Martë, 04 Shtator 2012 09:20 Formula 1 po punon me shpejtësi për të konkretizuar planin e modifikimit të vendit të qëndrimit të pilotëve, duke e mbyllur atë, pas përplasjes të frikshme të së dielës në Çmimin e Madh të Belgjikës. Fernando Alonso ishte me shumë fat pasi makina e Sebastian Groszhan për pak nuk u përplas mbi kokën e tij në kthesën e parë të garës belge, pasi piloti francez kishte patur një kontakt me Luis Hemilton.
Pas kësaj ngjarje, drejtori teknik i MekLaren, Pedi Loui, është i bindur se kabina e mbyllur mund të hyjë në fuqi që në vitin 2014.
“Ky ndryshim është i pashmangshëm, pasi është problemi më i madh i sigurisë që kemi për momentin”, shpjegoi Loui që është pjesë e grupit të punës që merret me masat e sigurisë për mbrojtjen e kokës së pilotit gjatë garave. “Kemi filluar këtë projekt një vit më parë. Duke parë me vazhdimësi incidentin e të dielës, mund të thuash vetëm se Alonso ishte me fat”.
“Por një ditë fati do të mungojë. Ndaj po shohim hipotezën e mbylljes së kabinës së pilotit, ashtu si edhe atë të një kabine të hapur me një model tjetër”, tregoi Loui.
Mendohet se një nga hipotezat është ajo e përshtatjes së kabinave të pilotimit të avionëve luftarakë F-16, ndonëse pilotët insistojnë që të mos kenë asnjë pengesë në pjesën e përparme pasi ulet shpejtësia e reagimit të tyre.
Ndërkohë, drejtiesit e FIA kanë gjobitur me 50 mijë euro Romen Groszhan dhe e kanë pezulluar atë për një garë, duke e cilësuar manovrën e tij ndaj Hemilton që shkaktoi incidentin, si të rrezikshme për të dhe për jetën e pilotëve të tjerë në garë. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »