|
|
e Shtunë, 06 Tetor 2012 12:30 Majkëll Felps ka treguar se aftësitë e tij sportive nuk janë të gjitha vetëm në ujin e pishinës, pasi po shkëlqen edhe si një lojtar golfi. Notari që ka fituar 18 medalje olimpike në karrierën e tij, ka arritur të vendosë një rekord të ri, duke realizuar një gjuajtje finale prej 53 jard gjatë turneut Dunhill Links në Skoci.
Topit iu deshën 17 sekonda rrotullim në tokë që të përfundonte në gropë, ndërsa siguroi një duartrokitje të gjatë nga publiku, sidomos pasi u mësua se gjuajtja e tij kishte qenë më e gjata në historinë e turneve të transmetuar në televizione, duke e futur atë në librin e rekordeve të golfit. Felps po merr pjesë në këtë turne duke luajtur përkrah një lojtari të njohur golfi, Pol Kejsi. Edhe ky i fundit ishte protagonist i një episodi interesant, pasi një qen i vodhi topin pas gjuajtjes së tij në gropën e 12-të cirkuitit skocez. (LajmeShqip.com)
Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »