|
|
e Mërkurë, 20 Qershor 2012 08:02 Majemi është shumë pranë titullit kampion në NBA, pas fitores 104-98 përballë Oklahomas, që çoi në 3-1 kryesimin e serisë dhe ka tre ndeshje në dispozicion për të gjetur suksesin që i nevojitet për të marrë trofeun.
LeBron Xhejms ishte si zakonisht dominues në lojën e tij, duke realizuar 26 pikë, 9 topa në tabelë e 12 pasime, por duke u detyruar që t’i shohë minutat e fundit të ndeshjes nga stoli pas një dëmtimi që mori duke u rrëzuar në fushë. Fatmirësisht për Majemin, peshën e ndeshjes e shpërndanë lojtarët e tjerë të skuadrës, ku shkëlqyen Uejd dhe Çalmërs me nga 25 pikë.
Oklahomas nuk i mjaftoi paraqitja e jashtëzakonshme e Rasëll Uestbruk, autor i 43 pikëve, 7 topa në tabelë e 5 pasime. Ai ishte arsyeja e vetme pse Oklahoma mbeti në garë deri në sekondat e fundit, pasi me përjashtim të Kevin Durant (28 pikë), asnjë lojtar tjetër i kësaj skuadre nuk shënoi më shumë se 8 pikë.
Ndeshja e 5-të e finaleve është të enjten në darkë, ndërsa stafi mjekësor i Majemit nuk ka bërë të ditur nëse LeBron Xhejms do të jetë i gatshëm për këtë sfidë. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »